Tensioni në Prishtinë është i lartë për një raport të zbehur të Shteteve të Bashkuara me Kosovën, pas thirrjeve nga Uashingtoni për anulimin e taksës me Serbinë. Por këto zëra janë shuar nga Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer. Diplomati amerikan nënvizoi se SHBA-të ia kanë bërë të qartë Beogradit se duhet ta njohë Kosovën, me apo pa korrigjim territoresh.

?Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova. SHBA-të dëshirojnë të ndihmojë palët në dialog. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as letër të bardhë?, tha Matthew Palmer, Ndihmës-Sekretar amerikan i Shtetit.

Nga ana tjetër, Palmer dha edhe një mesazh për Kosovën duke kujtuar se SHBA-të e mbështesin prej vitesh dhe se ajo duhet të përgjigjet si një vend partner.

?Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën, sepse ajo është pengesë për avancimin e bisedimeve?.

Edhe politika në Prishtinë mbetet e ndarë rreth taksës 100% për importet serbe e boshnjake. Të premten Presidenti Thaçi tha në një intervistë për ?ABC News? se taksa e ka dhënë efektin e saj dhe tashmë i duhet hapur rrugë dialogut, por kryeministri Haradinaj mbetet i vendosur për mbajtjen në fuqi të saj, deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Tv Klan