Surprise Me!

Shqiptaret prane fitores historike

2019-03-04 5 Dailymotion

Mes shqiptarëve të Tuzit ka nisur festa. Grupimi i partive shqiptare ?Malësia na bashkon? u rendit i pari në zgjedhjet lokale. Megjithatë shqiptarët siguruan 16 nga 32 vendet në këshillin komunal, 1 më pak se shumica e nevojshme për të zgjedhur kreun e komunës. Megjithate pritet që përfaqësuesi shqiptar i Partisë Demokratike të Malit të Zi, të bashkojë votat me koalicion fitues për të zgjedhur drejtuesin e ri të komunës.<br />Nik Gjeloshaj është kandidati i propozuar nga koalicioni i tre partive shqiptare; Alternativa, Lidhja Demokratike dhe Unioni Demokratik. Përballë tyre ishin 4 grupime politike, mes të cilëve edhe Partia Demokratike e Socialistëve të Presidentit Milo Gjukanoviç.<br />Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe përfundoi në orën 20:00 të mbrëmjes. Raportohet se nga 11.900 zgjedhës, morën pjesë në votime rreth 60 përqind e tyre. Sipas drejtuesve të qendrave të votimit, nuk ka pasur incidente. <br />Në mbështetje të koalicionit ?Malësia na bashkon? erdhën për të votuar edhe shumë shqiptarë nga diaspora. <br />Pas 62 vitesh, në Shtatorin e 2018-ës u vendos që Tuzi të jetë njësi administrative lokale më vete, e pavarur nga Podgorica. Ky vendim është cilësuar si fitorja e parë e banorëve shqiptarë që përbëjnë 70% të popullsisë dhe që e kërkonin këtë prej 3 dekadash.

Buy Now on CodeCanyon