Surprise Me!

Ora News - Konfirmohet në detyrë kreu i prokurorisë së Apelit, Dritan Peka

2019-03-04 7 Dailymotion

#oranews

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Dritan Peka.

Rivlerësimi i tij u bë për të tre kriteret.

Në seancën e drejtuar nga treshja e gjyqtarëve Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj, prokurori Peka zgjodhur të ishte vetë i pranishëm bashkë me avokatin për të pritur vendimin.

Po kështu KPK vendosi gjithashtu "transferimin e praktikës s ëmarrëdhënies së punës të zotit A.M në Prokurorinë e Apelit Tiranë pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore".

Gjatë seancës dëgjimore me 18 shkurt në KPK, relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e vënë në dispozicion të dokumentacionit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas të cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

Megjithatë, Hamitaj deklaroi se hetimi i KPK-së i kishte kaluar prokurorit barrën e provës mbi dyshime për kontrata fiktive, përdorimin e papërshtatshëm të parave të përfituara nga një kredi e butë dhe blerjen e një makine me çmim fiktiv.

KPK konstatoi gjithashtu probleme edhe në aspektin profesional, duke nënvizuar se Peka ? në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, nuk kishte marrë masa ndaj një prokurori për mos ushtrimin e rekursi. Komisioni ngriti dyshime edhe për ligjshmërinë e emërimit të një punonjësi të administratës i cili më pas rezultonte të mos kishte qenë në detyrë për një periudhë kohore disa mujore.

Peka i kundërshtoi gjetjet e KPK-së.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-kreu-i-prokurorise-se-apelit-dritan-peka

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon