Surprise Me!

Ora News - Kruja mbyll hesapet me guroret, pezullohet aktiviteti i 12 subjekteve të fundit

2019-03-11 0 Dailymotion

#oranews

12 guroret e fundit që ushtronin aktivitetin në zonën e Malit të Krujës janë mbyllur nga Ministria e Mjedisit. Vendimi për pezullimin e aktivitetit u mor pas inspektimit një mujor që ka kryer task-forca e përbërë nga përfaqësues të katër Ministrive. Ministri Klosi tha se guroret nuk ishin kontrolluar prej 30 vitesh edhe pse ndotja që shkaktonin në mjedis konsiderohet shumë e lartë.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka pezulluar aktivitetin e 12 guroreve të fundit në Malin e Krujës.
Vendimi vjen pas shkeljeve të gjetura nga task-forca e përbashkët e Ministrisë së Infrastrukturës, Financave, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit në zonën Krastë- Vrion.

Blendi Klosi: Të 12 subjektet duhet të ndërpresin urgjentisht aktivitetin e tyre në këtë zonë. Forca e ligjit dhe ligjzbatimit do të jenë të gjitha në terren.Për 30 vjet është shfrytëzuar pa asnjë kriter dhe pa u përputhur aspak me kushtet mjedisore-natyrore.

Task-forca i ka kërkuar katër Ministrive revokimin e aktivitetit për subjektet që operonin në malin e Krujës për shkak të ndotjes së ambientit.

Përpos kësaj mase ndaj tyre është vendosur edhe gjobë në vlerën 300 mijë lekë.

Ministri Klosi tha se forca e ligjit do të veprojë për të gjitha subjektet që me aktivitetin e tyre ndikojnë në ndotjen e mjedisit.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojë edhe rehabilitimi i malit të Krujës për ta kthyer atë në një atraksion për turistët vendas dhe të huaj.

Klosi: Do të nisë puna për rehabilitimin e kësaj zone, është shfrytëzuar në mënyrë barbare. Shteti do të veprojë me gjithë forcën e tij ndaj çdo aktiviteti që dëmton mjedisin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kruja-mbyll-hesapet-me-guroret-pezullohet-aktiviteti-i-12-subjekteve-te-fundit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon