Pavarësisht vrasjeve të ditëve të fundit, Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka ulje të numrit të vrasjeve. Sociologët nga ana tjetër thonë se ky fenomen ndodh për shkak se qytetarët kanë humbur besimin tek Institucionet.
