#oranews
Tentativë grabitje apo dhunë ndaj të moshuarve për shkak të konflikteve të tjera. Policia e Durrësit ende nuk është në gjendje të thotë fjalën e fundit për ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një çift të moshuarish mbërritën në spitalin e Durrësit me fraktura në kokë e pjesë të tjera të trupit. Ata u gjetën në gjendje të rënduar në banesën e tyre në lagjen 15 të Durrësit, por brenda saj nuk mungonte asgjë.

Një tentativë grabitje e shkuar keq, apo dhunë ndaj dy të moshuarve si mesazh për konflikte të tjera?

Ngjarja që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Durrës, ku dy të moshuar pëfunduan në spital, mbetet e paqartë edhe për Policinë.

Çifti i bashkëshortëve i dhunuar është dërguar në Tiranë, ndërkohë policia ka ngritur disa pista.

Bajram dhe Thëllëze Ymeraj, u gjetën në banesën e tyre në Spitallë të Durrësit me fraktura në kokë e pjesë të ndryshme të trupit nga fqinjët që i dërguan në spital.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:00, kur persona të paidentifikuar sipas çiftit nga Pogradeci që prej vitesh banonte në Durrës, u futën në banesë dhe i dhunuan.

Hetimet e para u bazuan tek një grabitje të dhunshme, por verifikimet e policisë në banesë treguan se aty nuk ishte marrë asgjë me vlerë.

Përballë kësaj situate dhe faktit se bashkëshortët e moshuar veç dhunës, nuk tregojnë çfarë u kanë kërkuar autorët, policia ka ngritur dyshimin se ngjarja mund të lidhet me konflikte të tjera të familjes apo djemve të saj që jetojnë në Greqi.

Por nuk përjashtohet as një konflikt ekstrem mes vetë bashkëshortëve që mund të ketë përfunduar në dhunë.

?Krahas pistës së grabitjes kemi dyshime për konflikte për të cilat ata nuk duan të tregojnë? i tha Ora Neës një burim që po ndjek hetimin.

Në këtë pistë, të dyshuar janë edhe të afërm apo fqinjë të çiftit të moshuar që jetonin të vetëm në periferi të Durrësit.

Ndaj policia ka nisur të marrë në pyetje banorët e lagjes për të mësuar nëse kanë dijeni për konflikte të tjera të mundshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitje-apo-konflikte-te-vjetra-nuk-dihet-cfare-i-ndodhi-ciftit-te-moshuar-ne-durres

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz