Surprise Me!

Mbetjet inerte dhe dherat mbeten problem

2019-03-12 1 Dailymotion

Mbetjet inerte hidhen në mënyrë sporadike në venddepozitimet e paligjshme të krijuara në Shqipëri që prej viteve ?90.

Brigjet e lumenjve janë zonat ku ky problem ndeshet më shpesh. Ekspertët e mjedisit kanë ngritur me dhjetëra herë zërin për demin që i shkaktohet mjedisit dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Vladimir Bezhani ndër ekspertët më të mirë për menaxhimi e  mbetjeve na tregon, se kjo situate është e papranueshme dhe se mbetje të tilla duhen hedhur në zonat e përcaktuara.

"Ato janë jo vetëm mbetje ndërtimore por edhe mbetje urbanë gjë që e bëjnë shumë të rrezikshme. Kur u bë strategjia e parë për menaxhimin e integruar të mbetjeve në vitin 1996 nuk gjeti ndonjë zbatim, kështu gjatë këtyre viteve menaxhimi i mbetjeve nuk është trajtuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave".

Ashtu si mbetjet urbane, edhe mbetjet inerte duhen depozituar në landfill dhe Tirana është i vetmi qetet që e ka një të tille me standardet e duhura.

Eksperti kërkon ndërgjegjësimin e subjekteve, për të mos i hedhur këto mbetje në natyre të cilat mund të jenë edhe të rrezikshëm, pasi demi dhe kostoja financiare është disa fish më i madh dhe me impakt në xhepat e të gjithë qytetarëve.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon