Surprise Me!

Leksion goditës për shqiptarët nga një turist i huaj...“Ne bëjmë pis, ata pastrojnë"

2019-03-12 0 Dailymotion

Parku kombëtar i Lurës një pasuri natyrore e jashtëzakonshme, është ndër prioritetet e vizitorëve të huaj që duan të shohin pika turistike të veçanta në Shqipëri.<br /><br />Përveç mahnitjes nga madhështia e maleve, gërshetuar me bukurinë e natyrës dhe ajrin e pastër, të burimeve ujore dhe bimësisë së rrallë, një nga turistët europianë, udhëtar me motor në këto anë, është befasuar nga ndotja e mjedisit përreth këtyre peizazheve mbresëlënës.<br /><br />Çfarë ka bërë ai, duke mos qëndruar indiferent ndaj këtij fenomeni të turpshëm që karakterizon edhe zona kaq të veçanta që klasifikohen pasuri kombëtare dhe ku zhvillohet jeta e shumë banorëve, kafshëve dhe shpendëve dhe e një bimësie të pastër?! Ka bërë atë që nuk e bëjnë shqiptarët. Ka përveshur mëngët, ka vënë dorezat higjenike dhe ka nisur nga puna për pastrimin e gjithë kësaj hapësire. Ka mbledhur gjithçka të hedhur përreth, që nga qeset dhe bidonat plastikë, mbetjet urbane e çdo mbeturinë tjetër të amortizuar nga efekti kohë.

Buy Now on CodeCanyon