Surprise Me!

Basha: Zgjidhje pa dialog me Ramen

2019-03-12 0 Dailymotion

Ndonëse u takua për më shumë se një orë me zv/ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Lejla Moses- Ones, Lulzim Basha nuk tërhiqet nga vendimi për të vijuar protestat.

Preferoi të ishte hermetik lidhur me temën e takimit që pati me zv/ambasadoren amerikane, ndonëse ripërsëriti qëndrimin se nuk do të ketë dialog me Kryeministrin Rama.

"Nuk komentoj as deklaratat dhe as bisedat përfshirë edhe atë të SHBA. Po të më pyesni për qëndrimin tim, s'ka hapa pas. Dialogu midis meje dhe z.Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë në mënyrën si u keqpërdor nga një njeri që hiqet si kryetar i Partisë Socialiste, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë dhe interesat e socialistëve, dëmtojnë dhe interesat e demokracisë".

Takimi i zv/ambasadores amerikane me Lulzim Bashën është i pari që pas djegies së mandatave të deputetëve nga opozita dhe vjen pas protestës që opozita  zhvilloi përpara Parlamentit, ku kreu i demokratëve ftoi shqiptarët që në 16 Mars t?i japin fund regjimit të Edi Ramës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes deklaratave të saj ka dënuar dhunën e ndodhur gjatë protestave të opozitës duke i bërë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë për të siguruar tubime paqësore.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon