Nismës së bashkisë së Tiranës ?Dhuro një Peme? po i bashkohen çdo ditë edhe më shumë qytetarët.

Festat e 7 -8 Marsit sipas kryebashkiakut Veliaj janë mundësia më e mirë për të mbjellë pemë dedikuar nenës dhe mësuesve.

?Jam shumë i lumtur sot që i?u bashkova Petrit Përnaskës, me dy nipa dhe një mbesë, i cili dhuroi pemë për qytetin sepse gjyshërit realisht mendojnë se e ardhmja e këtij qyteti është për nipat dhe mbesat e tyre, ndaj janë të parët të interesuar të kontribuojnë. Dua t?i ftoj të gjithë qytetarët, ashtu si gjysh Petriti bëri sot, për nipat, për mbesat, për fëmijët e tyre, për ditën e nënës, për ditën e mësueses, për ditën e verës, sebepe ka plot, por arsyeja është një: qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe të kemi një mjedis ku gjenerata e djemve dhe vajzave të këtij qyteti të rriten shëndetshëm?.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se deri në Prill, kur do të mbyllet kjo fushatë, kryeqytetit do t?i jenë shtuar 100 mijë pemë të reja.

Tv Klan