Të paktën 55 kandidatët të LSI-së dhe PD-së që presin të thirren nga KQZ për të marrë mandatin pas djegies kolektive të opozitarëve, nuk kanë pranuar të firmosin dorëheqjet paraprake sipas kërkesave të dy partive.

Burime pranë KQZ-së, të kryqëzuara edhe me partitë politike, konfirmojnë se të pabindurit janë më shumë në selinë e Monika Kryemadhit.

LSI në 2017 garoi me 146 kandidatë, 6 më shumë se sa vendet parlamentare. Deri më tani janë dorëhequr 17 deputetë, duke përjashtuar Lefter Kokën, si dhe kanë dorëzuar dorëheqjen paraprake në KQZ 87 kandidatë. Nga lista e LSI-së, ende nuk kanë firmosur dorëheqjen 42 kandidatë.

Partitë e dinë se dorëheqja nuk ka vlerë ligjore në KQZ, por thonë se kjo është një betejë morale e kandidatëve. Ky moral duket se është shkelur të paktën në dy raste nga LSI: Ediola Braha dhe Elda Hoti kishin firmosur dorëheqjen, po më pas u penduan dhe kërkuan nga KQZ tu kalojë mandatin.

Ndërsa PD në 2017 garoi me 194 kandidatë, 54 më shumë se sa vendet në parlament. Deputetë të dorëhequr janë 41, ku mungojnë Murrizi e Hajdari.

Kandidatë të dorëhequr paraprakisht janë 140 dhe 13 prej tyre nuk kanë pranuar të firmosin dorëheqjen.