Restaurimi i vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë është shoqëruar edhe me dyfishim të çmimit të biletës për vizitorët në këtë objekt mjaft të rëndësishëm historik.

100 lekë të reja për fëmijët dhe 200 lekë për rriturit është tarifa e vendosur e cila u miratuar edhe nga Këshilli Bashkiak me kërkesë të Bashkisë Lezhë. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore, Paulin Zefi, shprehet se për disa kategori do të bëhen përjashtime.

Memoriali i Gjergj Kastriotit ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, ndërkohë me rritjen e çmimit të biletës pritet të rriten të ardhurat të cilat do të shkojnë për mirëmbajtjen e këtij objekti historik.

d.ba.