Kryeministri Rama thekson se shkak i aksionit opozitar, është frika nga humbja që e pret në Qershor. Për kreun e qeverisë dhuna e shfaqur nga opozita gjatë protestës nuk ndryshon qeverinë, por e forcën atë ndërkohë që imazhi i Shqipërisë dëmtohet. Në rubrikën ?përgjigjja ime? Rama theksoi se opozita po nxin vendin tek të huajt.

?Gjermanët, po, kanë një rregull të pashkruar, asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike. Pasi shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në lagje mosmarrëveshjet, atdhe nuk mund të nxihet. Kjo lloj derdhje u vete për shtat atyre që nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Nga shfaqet e dhunës te artikujt e paguar godasin shtëpinë tonë. Prodhimi i brendshëm i lajme të këqija për eksport, nga shfaqet e dhunës deri te artikujt e paguar dhe intervistat e shfazuara si ajo e Lulzim Bashës, përves e bëjnë qesharak figurën e politikanit shqiptar në sytë e botës godasin shtëpinë tonë.?

Kryeministri zbulon dhe dy prej pikave të paktit të 17 Majit me Lulzim Bashën.

?Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por pikat avulluan dhe avazi rifilloi.?

Kryeministri lëshoi një akuzë të drejtpërdrejtë për LSI-eë.

?Po të mos kishte LSI nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri.?

Rama foli edhe për punonjësit e bashkive të opozitës ku theksoi se po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. Me ironi kreu i qeverisë u shpreh se me këto rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës.

Tv Klan