Surprise Me!

Ora News – Përplaset autobusi me punëtorë, aksidenti në Shkodër që mund të kthehej në tragjedi

2019-03-14 0 Dailymotion

#oranews #aksidente
Një aksident që për pak mund të ishte kthyer në tragjedi u shënua në aksin rrugor Shkoder ? Han i Hotit, në fshatin Shtoj i ri.

Autobusi që po transportonte punonjësit e burgut të Reçit të Malësisë së Madhe u përplas me një veturë, duke lënë të plagosur me fraktura dy efektivë të këtij institucioni.

Mësohet se një automjet tip Mini Cooper me targë AA 288 HA pasi ka dalë nga një rrugë dytësore është përplasur me pjesën e pasme të autobusit i cili udhëtonte në drejtim të Shkodrës.

Për pasojë autobusi me targë AA 2063 E, i një kompanie private, por i kontraktuar nga Drejtoria e Burgjeve për të kryer transportin e punonjësve të I.E.V.P Reç u dëmtua dhe nga goditja la të plagosur dy punonjësit e turnit të dytë të këtij institucioni, të cilët po ktheheshin sëbashku me pjesën tjetër të stafit në Shkoder.

Me lendime mbeti edhe drejtuesi i mjetit Mini Cooper, të cilët të gjithë u dërguan në spitalin rajonal të Shkodres dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Fatmirësisht sipas mjekëve lendimet nuk janë të rënda dhe nuk kanë rrezik për jetën. Ekspertët e qarkullimit rrugor kanë dalë në përfundimin paraprak, bazuar mbi hetimet e kryera në terren se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit Mini Cooper, e për pasojë edhe humbja e kontrollit që solli përplasjen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplaset-autobusi-me-punetore-aksidenti-ne-shkoder-qe-mund-te-kthehej-ne-tragjedi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Buy Now on CodeCanyon