Peshk me finok dhe speca të kuq

Përgatitja:
2 lugë gjelle vaj ulliri
3 thelpinj hudhër
½ spec pikant
1 lugë gjelle kaperi
400 gr finok
1 spec i kuq
100 ml verë e bardhë
700 gr peshk
Kripë, piper, kopër
1 limon

Përgatitja:
Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe sa të ngriohet vaji do të hedhim në të gjysmën e specit pikant të pa prerë në copa, sa të aromatizojmë vajin. Në të njëjtën kohë shtojmë hudhrat e pagrira, kaperin e copëtuar për 1-2 minuta.
Pastrojmë finokun dhe e presim në feta vertikalisht. Menjëherë shtojmë finokun në tigan dhe e kaurdisim atë në temperaturë mesatare me qëllim që të mos na marrë ngjyrë, vetëm të ulë volumin e tij. Shtojmë kripë, specat e kuq dhe i shuajmë me verë të bardhë.
Ndërkohë peshkun e kemi pastruar dhe i bëjmë 4-5 prerje të holla në lëkurë (jo shumë të holla). Marinojmë peshkun me vaj ulliri( e lyejmë mirë peshkun) e pak kripë.
Në një tigan të ngrohtë në zjarr vendosim një letër pjekje. Mbi të vendosim peshkun e marinuar duke e lënë 5 minuta nga njëra anë. Më pas e kthejmë dhe e pjekim nga ana tjetër. Tek pjata që marinuam peshkun shtojmë 1 lugë e gjysëm lëng limoni dhe e trazojmë me vajin që ka mbetur në pjatë. Në momentin që peshku ka përfunduar pjekjen, e spërkatim me të për 1 minutë në tigan. Servirim në një pjatancë finokun dhe specat dhe mbi të vendosim një peshk të pjekur.