#oranews
Dita ndërkombëtare e gruas e gjen vendin tonë me 7 gra më pak për këtë vit. meshkujt vazhdojnë të shprehen se partneret e tyre nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe se janë ata që i vendosin pikat mbi ?i?. Por pavarësisht të dhënave shqetësuese këtë 8 Mars nuk mungoi festa dhe dhurata për gratë dhe vajzat.

Çdo 10 ditë, përgjatë muajve të parë të vitit 2019, i është marrë jeta një gruaje në vendin tonë. 7 gra të vrara nga bashkëshortët apo familjarët.

Me të tilla të dhëna e gjen 8 Marsi Shqipërinë, ku gratë dhe vajzat vijojnë të mos ta kenë të nesërmen të sigurt. Mjaft prej meshkujve shprehen se partneret e tyre nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe se janë ata që i vendosin pikat mbi ?i?.

"Nuk respektohen siç duhet"

114 raste të dhunës në familje janë shqyrtuar në gjykatë nga 1 janari deri më 8 mars, nga të cilat 51 janë me vendime fajësie. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 34 urdhra mbrojtje.

Ky fenomen i kalon kufijtë dhe sipas një raporti të fundit të OSBE janë afro 16 milionë gra dhe vajza që kanë përjetuar një formë të dhunës. Në këtë raport Shqipëria renditet e dyta, pas Moldavisë.

Pavarësisht këtyre të dhënave, ashtu siç edhe tradita e do, këtë 8 Mars nuk mungoi festa dhe dhurata për gratë dhe vajzat.

Më 1910 Konferenca Ndërkombëtare e Gruas vendosi datën 8 Mars si dita e grave dhe vajzat, ditë në të cilën përkujtohen gjithë përpjekjet që janë bërë ndër vite që gratë të kenë më shumë të drejta në familje, punë dhe shoqëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cdo-10-dite-pergjate-ketij-viti-i-eshte-marre-jeta-nje-gruaje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz