Edhe ditën e sotme banorët e Astirit kanë dalë në protestë duke kërkuar anulimin e projektit për zgjerimin e "Unazës së Re", projekt i cili prek shtëpitë e këtyre banorëve. Në mbështetje të banorëve si në shumë raste ka qenë i pranishëm edhe ish-deputeti i PD-së , Klevis Balliu.

Balliu ndër të tjera ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke e quajtur një "qeveri të korruptuar". Ai i ka ftuar qytetarët e Astirit por jo vetëm që ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita me 16 mars.

"Qytetarë 16 marsi do të jetë një datë gjykim për pushtetin e Edi Ramës. Do shembim pushtetin e tij, do ta djegim pushtetin e pashprese të Edi Ramës. I ftoj qytetarët që të vijnë te protesta për të shembur një regjim diktatorial që nuk i shërben qytetarëve po pushtetarëve. Sot kam dëgjuar se pushteti i Edi Ramës nuk bie me protesta. Por kjo është revolte, dhe me revoltë janë shembur diktatorë si Gatafi.

Janë shporrur dhe janë marrë zvarrë. Me 16 mars do ti japim atë që meriton qeverisë së Edi Ramës! Forca e qytetarëve është 1000 herë më e madhe se pushteti i korruptuar. Nuk po flasim për 17 por për 16. 16 është kufiri është limiti i Ramës. Ka kaluar vijën e kuqe. Të hapi rrugën ose populli shqiptarë do të marri në dorë fatin e vendit. Qytetarët ta bëjnë hi pushtetin e Edi Ramës dhe kanë të drejtë"tha ai.