Surprise Me!

Zone e Lire/ Basha komenton videon e Rames: Kim Jong Un perdor grate ne kete menyre

2019-03-14 0 Dailymotion

Video e kryeministrit Edi Rama teksa ftonte vajzat dhe gratë në Fier për të kërcyer bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Këto pamje nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe në ?Zonë e Lirë në Tv Klan nga drejtuesi i emisionit Arian Çani dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Sipas Bashës kjo që Rama bën është propagandë dhe nuk nguroi ta krahasoj kryeministrin me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, ndërkohë që tha se vetëm ai përdor gratë në këtë mënyrë.
Arian Çani: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak orë më parë ka publikuar një video që të them të drejtën na la me gojë hapur. Unë nuk e dija që do të vinte afër zanatit që ke bërë ti, por ai nuk bëri DJ, por animatorin e publikut, atë që e mban gjallë publikun.
Lulzim Basha: Profesion i ri, nuk ka ekzistuar kur kam qenë unë student.
Arian Çani: Lufta e imazhit është e tmerrshme në këto kohë që po jetojmë. Rama hedh video dhe bën selfie në Fier, ndërsa ti deshe s?deshe do bëje këtë gjest në studio.
Lulzim Basha: Unë kaq kam në dorë sot, por të jesh i sigurt që detyra e kryeministrit nuk është të bëjë animatorin e publikut, por të merret me hallet e panumërta që kanë gratë dhe vajzat shqiptare.
Arian Çani: Si tu dukën ato pamje?
Lulzim Basha: Tani i pashë. Nuk më ngjallin ndjenja. Ajo është propagandë. Kurse kjo që bëra unë, më mirëkupto, ishte një moment për të shfaqur respekt ndaj audiencës tënde dhe për t?i uruar. Lideri suprem i Koresë së Veriut përdor gratë në këtë mënyrë
Arian Çani: Ishte shumë korrekte./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon