LEZHE-Makina e një biznesmeni është djegur gjatë natës. Burime për Report Tv pohuan se makina tip 'ML' që është shkrumbuar është në pronësi të biznesmenit me inicialet A.F.<br /><br />Flakët kanë shkaktuar panik te banorët e zonës së rrugës së Shëngjinit. Makina ka qenë e parkuar në ambientet e biznesit, kur është përfshirë nga flakët dhe është djegur.<br /><br />Nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
