Surprise Me!

Eugersa Bregu, 18-vjeç bën apel për ndihmë, pasi është diagnostikuar nga skleroza e shumëfishtë

2019-03-15 11 Dailymotion

Eugersa Bregu është vetëm 18 vjeç, por jeta e ka përplasur me shpatulla prej muri. Jeta ju kthye përmbys, pasi në muajin nëntor të vitit 2018 ajo u diagnostikua nga një sëmundje shumë e rendë dhe tepër e rrallë, nga skleroza e shumëfishtë e cila po i rrezikon jetën.<br /><br />Eugersa ishte nxënëse e shkëlqyer me mësime dhe synimet i kishte të qarta për jetën por të gjitha ju ndërprenë në mes nga kjo sëmundje kronike dhe pezmatuese e sistemit nervor qendror.<br /><br />Fillimisht ajo u trajtua në Shqipëri, por pa asnjë përmirësim. Më pas familja e saj bëri të pamundurën dhe e dërguan Eugersën, në Siena të Italisë, ku ajo ju nënshtrua një trajtimi të specializuar që t'i frenonte sa të ishte e mundur përparimin e sëmundjes. Por vetëm kaq pasi për shërimin e saj duhet një ilaç që kushton shumë shtrenjtë, çmimi i të cilit së bashku me analizat e aparaturat shkon në 80 mijë euro.

Buy Now on CodeCanyon