Surprise Me!

Ora News - Balluku shton buxhetin për tunelin e Krrabës

2019-03-15 0 Dailymotion

#oranews
Tiranë-Elbasan, rruga që duhej të kishte përfunduar para 5 viteve, vijon të marrë përsëri para nga buxheti i shtetit. Agjensia e Prokurimeve Publike ka publikuar tenderin me një fond prej 195 mln lekësh për mirëmbajtjen e Tunelit të Krrabës. Në nisje të këtij projekti rruga u tenderua me 312 milion dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milion, pa përfshirë dhe interesat e kredive.

Rruga Tiranë-Elbasan vazhdon që të marrë para nga buxheti i shtetit. Ende pa filluar mirë vënia në funksion i tunelit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për mirëmbajtjen e tij.

Në tender ftohen të gjitha subjektet e interesuara, me një fond limit prej 195 milion lekë pa TVSH. Kontrata parashikon menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të tunelit të Krrabës.

Ndërsa zgjatja e kontratës parashikohet me një afat 2 vjeçar. Detyra e kompanisë do të jetë të sigurojë mirëmbajtje efektive për makineritë operuese dhe të gjitha punimet e montimit që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës në tunel.

Deri më tani tuneli i Krrabës ka funksionuar vetëm me një korsi lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Segmenti Tiranë-Elbasan duhet të kishte përfunduar 5 vjet më parë por vazhdon të zvarritet dhe duket se nuk do të përfundojë ndonjëherë pavarësisht afateve të vendosura.

Ndërkohë që çdo shtyrje e afatit është shoqëruar me rritjen e kostove dhe shtimin e barrës në buxhetin e shtetit. 7 vite më parë aksi u tenderua me 312 milion dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milion, pa përfshirë dhe interesat e kredive.

Nga një përllogaritje rezulton se tejkalimi i kostove është 44% nga projekti fillestar. Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej vitesh, ndërsa në pranverën e vitit 2013 u hap edhe tuneli i Krrabës, që shkurtoi distancën midis dy qyteteve, duke shmangur Qafë Krrabën.

Prej asaj kohe, aksi ka mbetur i papërfunduar duke i marrë jo pak buxhetit të shtetit. Si të mos mjaftonte kjo, në një pjesë të aksit u shemb një masiv i madh dheu për shkak të tokës së paqëndrueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balluku-shton-buxhetin-tunelin-e-krrabes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon