Surprise Me!

Report Tv - E rëndë në Peqin, i mituri vret aksidentalisht me armë vëllain 20-vjeçar

2019-03-15 2 Dailymotion

Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë në fshatin Galush të Peqinit. Dyshohet se Roland Lleshi u qëllua për vdekje aksidentalisht nga i vëllai i vogël teksa ishin duke kullotur bagëtitë në pyllin e fshatit

Kanë qenë duke kullotur bagëtitë në pyllin e fshatit, por një moment mjaftoi që të kthehej në tragjedi për dy vëllezër. Roland Lleshi 20 vjeç dhe vëllai i tij i vogël, (ende nuk i ka mbushur 14 vjeç) kishin pranë vetes një armë gjahu, që siç fatkeqësisht vijon të ndodhë ende në zona të thella të vendit, e mbanin me vete për të siguruar veten e tyre gjatë kohës që kullosnin bagëtitë.

Në mesin e errësirës, vëllai i mitur i ka marrë jetën 20-vjeçarit. Arma e gjahut është shkrepur aksidentalisht dhe plumbi qëlloi fatal për 20-vjeçarin i cili humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në pyllin e fshatit Galush të Peqinit.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, dyshohet se të miturit, nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut duke vrarë vëllanë e tij Roland Lleshi.

Buy Now on CodeCanyon