Është përkujtuar me madhështi në Tiranë 80 vjetori i lindjes së legjendës së futbollit Panajot Pano.

Rreth 90 minuta, Pano ka qënë prezent mes pamjeve duke luajtur, shënuar, qeshur e biseduar me miqtë e shumtë nga e gjithe Shqipëria, që ishin ftuar nga famlja Pano dhe klubi i Partizanit në një event te organizuar me shumë elegancë.

Bamir Topi: Unë nuk mbaj mend një figurë aq të madhe që të krahasohet në modestinë, në thjeshtësinë dhe në dashurinë për njerëzit.

Përlat Musta: Çdo njeri ndihet shumë i vogël përpara emrit të madh, Panajot Pano.

Luigj Bytyçi: Gjithmonë mbetet ai që e mendojnë të gjithë. Një figurë e shquar e futbollit shqiptar.

Paskal Milo: Nëse futbolli shqiptar ka pasur shumë yje në historinë e vet, Panajot Pano është kryeylli.

Bujar Kasmi: Panajot Pano është një figurë, një legjendë e futbollit jo vetëm shqiptar por i dimensionit evropian.

Ledio Pano: Unë ndjehem krenar për atë që ai ka lënë mbrapa. Sigurisht që ndjehem po aq krenar për mbiemrin që ai ka lënë.

Skënder Gega: E kujtoj me nostalgji sepse është jo vetëm i Partizanit po i gjithë Shqipërisë.
Në këtë ditë përkujtimore u hodh ideja nga ish-prokurori Shkëlqim Hajdari që stadiumit "Arena Kombëtare" t'i vendoset emri Panajot Pano.

Në fund të aktivitetit të pranishmit firmosën këtë ide që së shpejti të merret parasysh për tu privatizuar në një emër që ka prodhuar aq shumë për futbollin shqiptar.