Surprise Me!

Zbulohet pse u dhunua nga familjarët e pacientit specializantja në QSUT, kolegët në protestë

2019-03-15 1 Dailymotion

Specializantët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë janë ngritur në protestë këtë të hënë në mbështetje të koleges së tyre e cila disa ditë më parë u dhunua teksa ishte në detyrë, nga familjarë të një pacienti të urgjencës.

Bluzat e bardha i paraprijnë kështu një proteste që do të mbahet nesër nga mjekët, në shenjë sensibilizimi ndaj kolegëve që janë dhunuar në detyrë.

Të mbledhur në ambientet e oborrit të QSUT-së, specialistët thanë se mbështesin kolegen e tyre, duke sqaruar njëherësh episodin e dhunës.

"Specializantja në shërbimin 24 orarësh, i paraqiti një vendim pacientit ku e njoftonte se të mërkurën, pacientët e urgjencave do të kalojnë tek Spitali "Shefqet Ndoqi". Kolegia vetëm sa njoftoi pacientin dhe kaq mjaftoi që familjarët dhe pacienti të ushtronin dhunë", treguan specializantët në protestë.

Ata thanë se është e papranueshme nga ana e tyre të tolerojnë dhunën. "Jemi këtu për tu respektuar denjësisht, për gjithë netët pa gjumë që ne i japim ndihmë pacientëve", u shpreh një prej specializanteve.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër të prerë që në urgjenca të mos lejohet prania e familjarëve të pacientëve, përveçse në rastet kur e kërkon mjeku. Ndërsa është vendosur një orar fiks se kur familjarëve u lejohet të takojnë familjarët e shtruar në spital.

Vetëm ditët e fundit janë dhunuar tre mjekë nga familjarë të pacientëve, disa prej tyre në gjendje të dehur. Një mjek u dhunua rëndë në Lezhë i cili u godit me mjete të forta, një mjek në Durrës u qëllua me tullë, dhe së fundi u dhunua edhe specializantja në QSUT.

Sipas një vendimi të qeverisë, çdo të mërkurë, pra katër herë në muaj urgjencat kirurgjikale përballohen nga Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi". Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky lloj organizimi është i domosdoshëm jo vetëm për shpërndarjen e ngarkesës së punës në të gjitha spitalet universitare, por edhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për pacientët.

Buy Now on CodeCanyon