Rreth 80 përqind e qytetarëve të Tiranë kanë mbështetur idenë e kryebashkiakut Veliaj për të zhvendosur festimet për Ditën e Verës të dielën, më 17 Mars, kur pritet të kemi një ditë me diell, duke qenë se në 14 Mars priten temperatura të ulëta dhe me reshje shiu.

Kanë qenë me mijëra qytetarë që kanë marrë pjesë në sondazhin e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, nëse festimet e ditës së verës të mbahen të enjten kur sinoptikanët kanë parashikuar shi të dendur apo të dielën e 17 marsit, në kohë me diell.

Shumica dërrmuese e tyre kanë votuar që festimet të bëhen për të dielën, e cila parashikohet nga sinoptikanët që të jetë një ditë fantastike.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Veliaj, i cili ka njoftuar se Bashkia e Tiranës ka parashikuar mbi 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur.

?Shumica vendosi! Duhet ta bëjmë më shpesh këtë! Në të tre rrjetet sociale Twitter, Facebook dhe Instagram mbi 10,000 vetë morën pjesë në votim! Festimet për Ditën e Verës në Tiranë do të zhvillohen të Dielën 17 Mars ? evitojmë shiun, shijojmë mbi 50 evente familjare?, shkruan Veliaj në Facebook.

Ndërkohë, kryeqyteti është gati për të mikpritur pranverën. Rrugët dhe sheshet kryesore kanë marrë tashmë pamjen festive duke u veshur me ngjyra dhe plot lule, duke premtuar një festë magjike./tvklan.al