Surprise Me!

Cakaj kërkon 'paqe' për negociatat: Duhet dialog dhe lobim në BE, skeptikët janë më pak

2019-03-15 0 Dailymotion

Socialistët janë ende shpresëplotë se pavarësisht krizës politike në Tiranë, Brukseli do të hapë negociatat në 19 qershor për Shqipërinë. Tashmë që kreu i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Genc Pollo nuk është më deputet, zëvendëskryetari Balla mblodhi organin e kuvendit.

"Negociatat e anëtarësimit nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverisë. Kuvendi si organi me i lartë i përfaqësimit duhet të luajë një rol të fortë mbikëqyrës gjatë gjithë procesit të negociatave duke siguruar gjithë përfshirjen e aktorëve dhe grupeve të interesit. Në këtë drejtim reforma në drejtësi ka qenë një prioritet konstant i Kuvendit dhe gjatë gjithë vitit të shkuar dhe veçanti për sa i përket ngritjes së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë dhe mbështetja e tyre me burimet e nevojshme.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit aktual të procesit të integrimit i cili kërkon thellimin e reformave për të konsoliduar më tej progresin e bërë në reformën në drejtësi dhe për të vijuar me forcimin e rezultateve konkrete në prioritete të tjera si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe mbrojta e lirive dhe të drejtave themelore.

Për këtë qëllim shpreh vullnetin për t?i dhënë këtij këshilli një rol qendror në nxitjen dhe lehtësimin e dialogut publik mbi zbatimin dhe cilësinë e reformave të anëtarësimit në përputhje me misionit tonë parësor për garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet të gjitha forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile. Jam shpresëplotë qe në do t?i hapim negociatat në qershor të këtij viti" tha Balla.

Gent Cakaj kërkoi dialog politik jo vetëm brenda vendit, por edhe lobim me qeveritë e BE-së. ?Duhet jo vetëm dialog politik i brendshëm për situatën e polarizuar, por edhe lobim me qeveritë dhe institucionet e vendeve anëtare të BE-së. Në aspektin teknik kriteret janë plotësuar. Objektivi kombëtar i integrimit europian shkon përtej përgjegjësive ekskluzive të qeverisë dhe kërkon përfshirje të gjerë shoqërore në tejkalim të dallimeve politike. Dialogu politik i brendshëm është faktor qendror për prosperim të mëtejshëm në axhendën europiane.

Jemi në një momentum krucial. Tashmë kemi vetëm 3 muaj në dispozicion deri tek hapja e mundshme e negociatave për anëtarësimin në BE, prandaj kjo mbledhje është mundësi e koordinimit të përpjekjeve për atë që mund të bëjmë. Vendimi i Këshillit të qershorit 2018 është thelbësor për rrugën europiane sepse ai tërësisht aprovon gjetjet e raportit të Komisionit Europian që konstatoi se Shqipëria kë përmbushur të gjitha detyrimet teknike të kërkuara për hapjen e negociatave.

Vetë shtetet anëtare konfirmojnë se progresi i Shqipërisë është i qëndrueshëm duke i hapur rrugën për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019" tha ai. I pyetur për nivelin e vendeve skeptike, ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se gjendja ishte më e mirë se një vit më parë. ?Skepticizmi është më i ulët në ato vende që kishin dyshime në vitin 2...

Buy Now on CodeCanyon