Surprise Me!

Ulja e TVSH-se per fermeret

2019-03-15 1 Dailymotion

Ministria e Financave nuk do të tërhiqet nga ligji i miratuar në fund të vitit 2018-ë për të ulur rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për fermerët nga 20 në 6%. Ministrja Anila Denaj tha se është shpejt për të kuptuar efektet që ka dhënë paketa fiskale e këtij viti, dhe ndryshimet nuk mund të bëhen në një periudhë afatshkurtër.<br /><br />Nga ana e tyre agropërpunuesit janë shprehur se në 14 Mars do të nisin të marrin më lirë produktet te fermerët, në mënyrë që të kompensojnë peshën e tvsh-së së rimbursueshme që është ulur. Deklaratën ministrja e financave e bëri gjatë një vizite në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve, ku me sistemin e ri, 90% e shërbimeve jepen online, pa patur nevojën e një vizite fizike nga ana e tatimpaguesit.<br /><br />Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon