#oranews
Duke folur për herë të parë që pas vendimit të opozitës për të djegur në bllok mandatet parlamentare, deputetja Rudina Hajdari thotë se ky ishte një vendim rrufe, i pa menduar mirë dhe që sipas saj mund të çojë vendin në destabilitet.

E teksa ishte në SHBA kur u mor vendimi, ajo tregon se nuk është kontaktuar nga asnjë përfaqësues i PD-së për tu konsultuar për vendimmarrjen.

Megjithatë edhe po të ishte në mbledhje, duket se asgjë nuk do të kishte ndryshuar në qëndrimin e saj.

Hajdari: Në momentin që u mor ky vendim nuk kam qenë e pranishme në mbledhjen e PD, nuk jam kontaktuar në asnjë lloj forme për tu konsultuar mbi këtë vendim. Pavarësisht kësaj, edhe nëse do të isha në atë mbledhje do të parashtroja dy gjëra: Ky vendim për të dorëzuar mandatet në bllok nga deputetët e opozitës dëmton interesin e Shqipërisë.

Dëmton proceset integruese me BE por edhe marrëdhëniet bilaterale me partnerët tanë strategjikë, si BE dhe SHBA. Ky vendim është marrë në mënyrë rrufe, dhe eksperienca e jetës na tregon se kur marrim vendime pa i menduar mirë mund ta paguajmë shumë shtrenjtë, ky vendim mund të na çojë edhe në destabilitet.

Destabilizimi është një kthim pas. Unë do të doja që Shqipëria të mos e përjetonte kurrë më këtë gjë. Ky model politik që e ka çuar vendin në destabilizim politik, shqiptarët e kanë vuajtur dhe paguar shtrenjtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-vendim-rrufe-mandatet-rudina-hajdari-nuk-me-kontaktoi-askush

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz