Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke komentuar pamjet nga përplasja mes policisë dhe banorëve te 'Petro Nini' shprehu keqardhjen. Ajo tha se policia nuk ishte në lartësinë e detyrës, prandaj u shkarkua drejtori i Policisë së Tiranës.<br /><br />"Jam indinjuar dhe revoltuar nga pamjet që vijnë nga aty. Shpreh keqardhjen për familjet, që janë në marrëdhënie konfiktuale dhe kanë humbur gjyqin për pronat e tyre. Policia nuk duhet vetëm të zbatonte ligjin formalisht, por duhet të ishte në lartësinë morale të detyrës dhe të përfaqësonte publikun.<br /><br />Aty nuk ka asnjë leje apo plan zhvillimi nga bashkia e Tiranës. Ai është një konflikt gjyqësor, aty nuk do të ndërtohet. E njoh mirë rastin se ime më ka lindur në njërën nga ato ndërtesa" tha ajo.
