Artisti italian Eugenio Tibaldi prezanton instalacionin ?30 vjet? në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Projekti i realizuar në Shqipëri gjatë vitit 2018 dhe 2019-të, i referohet epokës së 30 viteve të fundit, si një epokë e saktë historike, të cilën duhet që ta ?festojmë? ashtu siç është, së bashku me tranzicionin. Tibaldi projektin e ka realizuar përmes një metode laboratorike, që vjen si rezultat i bashkëpunimit me nëntë artistë të rinj shqiptarë

?Dëshira ime është që në këtë projekt, që quhet 30 vjet, të përfshijë atë që konsiderohet në nivel estetik, tranzicioni?, thotë artisti Eugenio Tibaldi

Reflektimi i artistit italian në Tiranën e shndërruar në 30 vite, ka ardhur pas fotografimit, bisedave dhe analizave, deri në ditët e sotme, duke pasqyruar veçoritë arkitektonike të qytetit të Tiranës, nëpërmjet rrëfimeve të vogla, por që tregojnë ndryshimin

?Ajo që shihni këtu është instalacioni që unë propozoj, që e lidh me të ardhmen në Shqipëri, por me një vështrim nga e kaluara. Më duket e pamundur, që të ndajë të shkuarën nga e tashmja, por mbi të gjitha më duket e pamundur të ndajë të shkuarën nga e ardhmja. Kushdo e mendon estetikën si një gjë që ka të bëjë me të bukurën, në të vërtetë është një gjë që rrotullohet 360 gradë, nga e bukura dhe e shëmtuara. Kështu që gjendja sociale, etike, politike edhe estetike janë të gjitha të mbërthyera në këtë vepër, që ne e shikojmë këtu në shumë nivele, të një Shqipërie kontemporane, që prezantohet me një të ardhme, si një nga vendet më dominuese me asete sociale Europiane?, shprehet Eugenio Tibaldi.