Gjatë takimit të Ramës me studentët, një nga ekselentet, përfituese të mundësisë së punësimit në admnistratë u shpreh se veç saj në familje ka përfituar bursë studimi në Turqi edhe motra e saj. Ndër të tjera studentja u shpreh se do ishte mirë që puna në administratë të bëhej me rrotacion pasi dikush tjetër mund ta bëjë më mirë punën se ai që punon prej vitesh aty. <br /><br />Në përgjigje të sugjerimit të studentes kryeministri u ndal tek fakti i bursave që kanë dërguar studentët në Stamboll duke thënë se kjo është një iniciativë e përvitshme për qeverinë. Lidhur me rrotacionin Rama u shpreh se është ndryshe ta thuash dhe ta bësh diçka. Në fund kryeministri shkëmbeu edhe një batutë me studenten shkodrane duke thënë: Vajza mund të jetë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës pasi shkodranët e duan krytaren edhe grua edhe bjonde", duke iu referuar kryetares aktuale Voltana Ademi.