Bluzat e bardha janë ngritur në një protestë kombëtare kundër dhunës ndaj tyre. Në Tiranë, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza u mbështetën edhe nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila tha se ministria ka propozuar që të ashpërsohen dënimet për agresorët e mjekëve. Vetë mjekët në protesta në Tiranë, Durrës e Shkodër, kërkuan ashpërsim të masave ndaj dhunuesve, por edhe përmirësim të politikave qeverisëse ndaj bluzave të bardha, si ç është rritja e pagave. Situata aktuale sipas tyre sjell rënie të cilësisë së shërbimeve, situatë e cila sipas tyre reflektohet në dhunë.Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli doli në mbështetje të protestës së mjekëve, dhe njëherazi ftoi qytetarët të zbatojnë regjimin e ri në spitale dhe të denoncojnë çdo rast abuziv për të shmangur dhunën ndaj bluzave të bardha.<br /><br />?Jam këtu në emër të ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të protestuar krah mjekëve sepse për ne është e papranueshme dhuna ndaj bluzave të bardha! Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për veprimet e dhunshme që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj mjekëve, dikush kërkon vaksinë në ambientet e urgjencës dhe familjarët kanë reaguar me dhunë fizike ndaj mjekut dhe nuk i është mohuar shërbimi, apo rasti tjetër që është referuar në një spital tjetër. Ka dhe mjekë që njollosin bluzën e bardhë por nuk është dhuna zgjidhja. Qytetarët të lajmërojnë në sistemet përkatëse dhe ne jemi krah pacientëve sa herë bluzat e bardha e shkelin detyrën. Ne jemi të vendosur dhe krah mjekëve për t?i mbrojtur ata?, tha Rakacolli.