#oranews

Energjia e gjelbër do të jetë një shtyllat e programit të Erjon Veliajt në zgjedhjet vendore. Pas konfirmimit nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në një aktivitet për energjinë e pastër kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se administratorët e pallateve duhet t'i kushtojnë vëmendje investimeve të tilla. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i kërkoi qeverisë më shumë investime.

Edhe pse vendi është përfshirë në një krizë politike kryebashkiaku aktual Erjon Veliaj ka prezantuar një nga shtyllat e programit të tij për zgjedhjet vendore që do të mbahen në qershor.

Gjatë prezantimit të një projekti të financuar nga BERZH për dhënien e kredive të buta për të gjitha ata që duan të investojnë në energji të gjelbër Veliaj i kërkoi administratorëve të pallateve të aplikojnë.

Veliaj: A mos me vërtetë ky planet është sëmurur me këtë homospaniesn dhe ne po i bëjmë vetes gjëra që në kushte normale natyra na i jep me krusim, po ndodhin pak më shpesh. Kjo do të jetë fushata e parë ku unë do të merrem kryesisht me çështjet e energjisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca i kërkoi qeverisë më shumë investime në këtë drejtim për të ulur ndotjen në mjedis.

Soreca: Ulja e përdorimit të energjisë ul varësinë nga burimet dhe prandaj BE e ka në fokus këtë sektor, pasi ndikon në ekonomi dhe në një mjedis më të pastër. Stimujt monetarë janë të rëndësishëm në këtë aspekt dhe qeveria duhet të marrë masa dhe të investojë në teknologji që ofrojnë energjinë e gjelbër.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ofruar një fond prej 9 mln eurosh për mbështetjen e investimeve në energji të gjelbër nëpërmjet sistemit bankar i cili do të ofroj kredi më të lira.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-ndez-motoret-e-fushates-energjia-e-gjelber-nje-nga-shtyllat-e-programit-zgjedhor

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz