Pas 8 vjetësh, tashmë automjetet mund të kalojnë nga kryeqyteti për në Elbasan përmes autostradës së re, pa prekur rrugën e vjetër të Krrabës.

Punimet në këtë aks mbetën në mes për shkak të një odiseje të gjatë, njëherë për ndryshimin e projektit gjoeologjik dhe rrëshqitjeve në zonën e Ibës, e më pas duheshin edhe 51 milionë dollarë të tjera për të përfunduar ndërtimin.

Por në datën 14 Mars, njëri segment prej 9 kilometrash nga rrethrrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit të Elbasanit, për të cilën u deshën 5 vjet që të përfundonte, do të hapet për të kaluar automjetet, ndërsa punimet do të vazhdojnë edhe në një korsi tjetër që lidh Ibën me tunelin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se automjetet në datat 12 dhe 13 Mars do të duhet që në një pjesë të kësaj rruge të kalojnë nga aksi i vjetër i Krrabës.

Në total rruga prej 32 kilometrash e gjatë ka kushtuar deri tani 400 milion USD , ku shumica e fondeve të saj janë siguruar përmes marrëveshjeve me kredi të buta nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Tv Klan