#oranews #mandatet
Dy deputetë të rinj i shtohen radhës së opozitës në Kuvend, duke e çuar në 14 numrin e kartonëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin Alban Zenelit në Kukës dhe Ligoraq Karamelos në Korçë, të cilët ishin në listën e Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi zëvendësimin e deputetëve që u dorëhoqën, duke i dhënë mandatin dy ligjvënësve të rinj, çka çon në 14 kartona numrin e opozitës në Parlament.

Mandati i Flamur Nokës në Kukës iu dha të tretit në listë, Alban Zenelit, ndërsa në Korçë mandati i Ervin Saljanjit, i shkoi Ligoraq Karamelos.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve debatuan sërish për radhën e ndjekur në zëvendësimin e listës së PD-së.

Denar Biba: Propozimi im është të kalojmë te zoti Ervin Salianji.

Klement Zguri: Ose qëndroji mendimit që bëmë dje debat dhe sot, nuk mund të bësh standard të kësaj natyre. E kuptoj shumë mirë vijën logjike.

Denar Biba: Pse nuk thua faleminderit që të dhamë mundësinë të votosh ashtu siç dëshiron.

Klement Zguri: Unë e di që ju edhe mund ti lidhni duart që të mos votosh fare. E keni edhe këtë natyrë.

Nëqoftëse Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo do të paraqiten para Kuvendit për të bërë betimin, numri i deputetëve arrin në 93.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar 14 kandidatët në listën pasuese të PD-së dhe LSI-së, ndërsa formularin e dekriminalizimit deri në këto momente e ka dorëzuar i 11 në listën e LSI-së në Tiranë, Ralf Gjoni.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kqz-fut-edhe-dy-deputete-ne-kuvend-alban-zenelin-dhe-ligoraq-karamelon
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz