#oranews #partiademokratike
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me anulimin e ndërtimit të TEC-it në Korçë, duke deklaruar se ky vendim është meritë e rezistencës dhe presionit qytetar.

PD e Korçës ka publikuar një dokument me firmën e Kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, i cili sipas saj miratoi vendin e depozitimit të mbetjeve nga TEC-i.

"Pas firmës së Niko Peleshit, që i mundësoi kompanisë investitore, statusin e investitorit strategjik, kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ushtari i zellshëm që nuk di të thotë jo, firmosi lejen për venddepozitimin e mbetjeve, që do të gjeneroheshin nga vënia në funksion e TEC-it.

Partia Demokratike e Korçës ka siguruar dhe po bën publik dokumentin e datës 11 shtator 2018, ku thuhet qartë se, venddepozitimi i mbetjeve inerte është përcaktuar të jetë fusha e vjetër e mbetjeve ndërsa mbetjet e tjera do t'i dorëzohen kompanisë kontraktore të bashkisë.

Ky dokument i sigluar me firmë abuzimi dhe vulosur me vulë turpi, është fytyra e vërtetë e Sotiraq Filos, i cili jo vetëm e ka mbështetur projektin "de facto", por edhe "de jure" me vendimmarrjen e tij, duke i hapur rrugë ndërtimit të TEC-it, pa pyetur dhe dëgjuar askënd, veç urdhërdhënësve të tij" thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas PD-së, Sotiraq Filo firmos natën lejen për TEC-in dhe qan ditën para kamerave, që të zhbëjë atë për të cilën u investua bashkë me Peleshin.

"Nëse TEC-i nuk do të ndërtohet, kjo nuk është as merita jote, as e Peleshit, as e Klosit dhe të tjerëve, por është fitore e një beteje të nisur dhe finalizuar nga mijëra qytetarë, edhe votues të tu, që i injorove dhe shpërfille, derisa karrikja ku je ulur t?u drodh dhe shkund nga zemërimi dhe revolta që mund të përmbysë edhe botën dhe, padiskutim, edhe ty.

Kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e Korçës ta përplasën në fytyrë, si një leksion të shkëlqyer të qëndresës dhe dashurisë për Korçën dhe për të cilën ti duhet të mbash përgjegjësi, edhe penale".

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-publikon-dokumentin-sotiraq-filo-miratoi-vendin-e-depozitimit-te-mbetjeve-nga-tec-i
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz