#oranews #tempora
Allice Marinelli, gazetare e "Le IENE" në Itali, thotë në një intervistë për "Tempora", tha se kryeministri Edi Rama duhet t'i përgjigjet akuzave që i bëhen dhe të mos i instrumentalizojë ato politikisht.

Marinelli: Sigurisht që me Shqipërinë kemi një lidhje të rëndësishme, nuk është vetëm një vend i afërt gjeografikisht me Italinë, por edhe afër zemrës. Ka shumë shqiptarë prej vitesh në Itali, ka edhe shumë italianë në Shqipëri. Është një lidhje që e njohim tashmë dhe interesi për Shqipërinë është gjithnjë i ndezur.

Në këtë moment historik, interesi është edhe më i madh. Nga Italia na ka bërë shumë përshtypje se si protestat që sot janë të përgjithshme kundër korrupsionit, nisën faktikisht si spontane nga ana e studentëve, që luftonin për të drejtat në arsim dhe kushtet e jetesës në ambientet studentore.

Ato sollën zëvendësimin e një ministri. Ndoshta Edi Rama ka të drejtë, që protesta u mbështet edhe nga një pjesë politike, por kjo është e pashmangshme, në të gjitha vendet, në të gjitha betejat, tek ato për të drejtat në arsim, për të drejtat e grave etj.

Por kjo për ne ka pak rëndësi, pra instrumentalizimi politik i mundshëm i një proteste. Për ne rëndësi ka që studentët dalin në rrugë, zbresin në sheshe dhe që kryeministri nuk u përgjigj. Sipas nesh, të paktën siç e shohim nga jashtë, kryeministri Edi Rama duhet t?i përgjigjet akuzave që i bëhen dhe jo vetëm t?i drejtojë gishtin instrumentalizmimit politik që është i pashmangshëm në kaq beteja aktuale.

Në një vend si Shqipëria, që perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkan sipas organizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë, Transparency International është shumë e rëndësishme që qeveria të përgjigjet. Duhet të përgjigjet për varfërinë në rritje të njerëzve që ne e prekëm vetë me ardhjen në Shqipëri. Do të qe një sinjal i rëndësishëm nga ana e qeverisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/revolte-ne-pallat-apo-fushate-elektorale-ne-itali-sonte-ne-tempora
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz