Pjesa e parë dt 12 Mars 17 vite më parë Hasan Karriqi dhe Manushaqe Cala, pasi u njohën me shkuesi vendosin të lidhin kurorë në vitin 2002. Çifti i ri pëson dramën e parë në familje kur 3 muaj nga lindja e djalit, ai humbet jetën për shkak të një aksidenti që ndodhi brenda shtëpisë. Ai u rrëzua nga divani, ndërsa pak orë më pas mbylli sytë. Prindërit u tronditën ndërsa marrëdhënia e tyre nisi me krisjet e para.

Hasani nuk ishte i kënaqur nga sjelljet e Manushaqes ndërsa sipas tij kjo e fundit nuk kujdesej sa duhej për familjen. 2 vite më pas vjen në jetë Marjo, djali i dytë i tyre. Edhe pas kësaj për Hasanin, Manushaqja vijonte të ishte e njëjta, për të ajo ishte nëna që nuk kujdesej sa duhej për fëmijët. Kur vajza Ledjona erdhi në jetë, asgjë nuk ndryshoi në familjen e tyre, pavarësisht cfarë kishte ndodhur përgjatë gjithë marrëdhënies së ciftit, Manushaqja nuk ndryshoi kurrë.

Telashet nuk kishin të sosur. Hasani shkon deri tek akuzat që bën për të shoqen se ajo vidhte paratë nga shtëpia për të ndihmuar prindërit e saj. Pranverën e vitit 2010, më 10 maj Hasani vendos të divorcohet nga Manushja. Kështu nisin procedurat për divorc. Në një kohë kur gjykata nuk kishte vendosur ende për kujdestarinë e fëmijëve, Manushaqja i mban në familjen e prindërve. Fëmijët ishin në presion të vazhdueshëm nga familja e të ëmës që të mos takoheshin me babanë.

Hasani u rimartua me Elvien, ndërsa sollën në jetë dhe tre fëmijë të tjerë. Ai sot është babai i 5 fëmijëve. Në vitin 2013 përfunduan procedurat për divorc dhe Hasani ndahet zyrtarisht nga Manushaqja.Gjykata vendos që fëmijët ti kalojnë nënës, ndërsa për babain vendos dhënien e detyrimit ushqimor. Nga viti 2013 deri tani nëna nuk i nxorri asnjë herë në takim fëmijët. Edhe tentativës së babait për t?i takuar nuk i është përgjigjur.

Pas kaq kohësh Hasanit i vjen një shkresë nga zyra e përmbarimit, ku thuhet se duhet të japë detyrimin ushqimor për fëmijët e tij. Hasani nuk ka dhënë detyrimin ushqimor, sipas vendimit të gjykatës, sepse ish-bashkëshortja nuk i ka nxjerrë asnjë ditë në takim fëmijët që nga momenti i divorcit. Sot babai kërkon të takojë rregullisht fëmijët, pasi sipas tij ish-bashkëshortja nuk është kujdesur për ta dhe se tashmë ndodhet në Itali.