Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka qenë e ashpër me deputetët e PD-së dhe LSI-së që dorëzuan mandatin e deputetit duke u larguar nga Kuvendi.

Ajo tha se ish-deputetët e opozitës bëjnë gabim kur i quajnë tradhtarë, ata që kanë marrë mandatin, pasi tradhtarët janë pikërisht ata që braktisën detyrën duke dalë në rrugë kundër Shqipërisë.

"Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Bashës dhe Kryemadhit nuk përkojnë me pjesën më të madhe të shumicës.

Të rinjtë duhet të kenë mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet me fakultetet. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit dhe kjo është realizuar tashmë" përfundoi ajo.