Ka zgjedhur t'i urojë Ditën e Verës shqiptarëve përmes humorit goditës. I veçantë edhe për ditën e Verës, - tha kryeministri nga qyteti që tradicionalisht kremton këtë festë, Elbasani.

"Lala me 14, Luli me 16, Lali me 17", tha Rama duke uruar Gëzuar të gjithë shqiptarët. Ishte veshur mjaft sportiv, me tumane dhe me atlete.

Me këtë frazë që ngjalli humor tek vetë kryeministri dhe gazetarët që i drejtuan mikrofonin për të marrë urimin e tij, Edi Rama i referohet:

Me 14 mars, Ditës së Verës që kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, që njihet si "Lala", zgjodhi ta kremtojë sot.

Me 16 mars, protestës që opozita e bashkuar do të mbajë para kryeministrisë kundër qeverisë

Dhe me 17 mars, i referohet faktit që Bashkia e Tiranës i shtyu festimet e ditës së verës për të dielën, për shkak se moti nuk premtonte diell dhe shumica e aktiviteteve të organizuara janë në ambjente të hapura të kryeqytetit.