Surprise Me!

Report TV -Piktorët e rinj nga gjithë trevat shqipfolëse sjellin frymë pranverore

2019-03-15 2 Dailymotion

Dita e verës? në penel. 13 piktorë të rinj shqiptarë janë bërë bashkë për të uruar mirëseardhjen e kësaj dite nëpërmjet ekspozitës ?Frymë pranverore? të çelur në Destil. Artistët e rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia edhe Mali i Zi vazhdojnë traditën, në këtë edicion të gjashtë të kësaj ekspozite, që drejtohet nga Olgert Rakipllari.

Olgert Rakipllari: ?13 plus një është një koncept kratorial, që kemi vendosur ta sjellim në këtë edicion. Arsyeja kryesore edhe primare e këtij koncepti është, sepse gjithmonë ne e kemi bërë në vigjilje të ditës së Verës. Me punimet tona ne i bëjmë një mikpritje pranverës, duke e njoftuar atë që po vjen?.

Ndryshe nga pesë edicionet e tjera, në këtë vit artistët do të realizojnë edhe një uorkshop me fëmijët dhe nxënësit,që kanë dëshirë të thellojnë njohuritë e tyre në art. Ndërsa, përfshirja gjeografike e artistëve ka qenë nga të gjitha trevat shqipfolëse

Rakipllari: ?Përzgjedhja ka qenë në vrazhdën e traditës, tematika është për ditën e pranverës. Ne kemi dashur që të qëndrojmë me 13 artistë. U reduktuam për të qenë më selektiv, por edhe për t?i qëndruar konceptit. Përfshirja gjeografike është gjithëpërfshirëse, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Një shtrirje gjeografike nga të gjitha trevat shqipfolëse shqiptare. Dominojë artistet vajza, që duan që pjesën poetike ta sjellin më ëmbël, më lehtë edhe më poetike?.

Në këtë edicion të gjashtë, se artistët ishin në dilemë për ta vazhduar ose jo këtë ekspozitë, megjithatë dy artistët Enkelejda Prifti dhe Petraq Prifti kanë përzgjedhur veprat pjesëmarrëse.

Enkelejda Prifti: ?Është hera e parë për mua që marrë pjesë në këtë ekspozitë, e realizuar nga qendra kulturore ASA. Tema është një temë, që e kam trajtuar gjithmonë edhe sjell shumë gëzim. Kjo ishte pikënisja. Jo vetëm si pjesëmarrëse, por m?u ofrua mundësia që të jem edhe në jurinë përzgjedhëse të kësaj ekspozite?.

Artistët në këtë ekspozitë me penelin e tyre sjellin tablo plot ngjyra në zhanre të ndryshe, vaj në kanavacë, akuarel, skulpturën dhe teknika miske.

Buy Now on CodeCanyon