Zelanda e re është tronditur sot nga dy sulme, të cilësuara si më vdekjeprurësit në historinë e vendit. Bilanci momental përfshin 49 të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur rëndë. Sulmet kanë ndodhur në dy xhami të ndryshme në kohën kur besimtarët po falnin namazin e Xhumasë. Terroristi 28 vjeçar Brenton Tarrant një pjesë të sulmit e ka transmetuar drejtpërdrejtë në rrjete sociale. ?Le të fillojë festa? thotë ai në fillim të videos në të cilën shihet se si vret fëmijë, gra e burra në xhaminë Al Noor në Christchurch për plot 17 minuta.Më vonë, vrasësi ka shkuar në xhaminë tjetër e cila është në periferi të Christchurchit. Dëshmitarët okularë përshkruajnë situatën tmerruese duke kujtuar të shtënat, të qarat, britmat dhe viktimat e shtrira në dyshemetë e xhamive, mes të cilëve kishte edhe fëmijë.<br /><br />Zelanda e Re ka rritur masat e sigurisë, fluturimet janë anuluar dhe kufijtë e vendit po kontrollohen maksimalisht. Kryeministrja Jacinda Ardern, tha se vlerat e Zelandës së Re nuk do të luhaten nga këto sulme dhe tha se të gjithë me lutje dhe mendime janë pranë atyre që janë prekur drejtpërdrejtë nga sulmet.<br /><br />Policia ka konfirmuar se një burrë është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet para gjykatës mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë autoritetet kanë ndaluar edhe dy burra të tjerë dhe një grua, afër zonës ku janë konfiskuar armët e zjarrit, ka thënë komisionari policor, Mike Bush. Policia ka hulumtuar në llogarinë e tij të Facebook-ut ku ka arrit ta gjejë një dokument prej 74 faqeve, në të cilin kundërshtohej ideja e multikulturalizmit. Ai gjithashtu në këtë dokument kishte përfshirë edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe si, p.sh., Millosh Obiliq, i cili në historinë serbe është i njohur për luftën kundër Perandorisë Osmane. Sulmin makabër ku mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 50 të lënduar e dënuan liderët botëror të cilët u shprehën ngushëllime familjeve të viktimave.
