Surprise Me!

Ora News - Mandatet, këshilltari i CDU: E mirëkuptoj PD, iu asgjësuan çdo liri në Kuvend

2019-03-15 1 Dailymotion

#oranews
Martin Henze, kryekëshilltari ekonomik i CDU-së së Merkel, e mirkupton vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Në një prononcim për mediat, zyrtari i Lartë Gjerman, thotë se atyre u ishte mohuar çdo e drejtë për të ushtruar detyrën bazë, kontrollin e Kuvendit.

Henze: PD-së dhe opozitës ne parlament i është mohuar çdo e drejtë. Në Shqipëri s'ka gjykate kushtetuese dhe gjykate të lartë. Kjo do të thotë qe opozita nuk ka asnjë të drejtë për të kontrolluar Parlamentin ose për të apeluar vendimet e Parlamentit. Gjykata Kushtetuese mungon e për këtë arsye mungon e drejta parlamentare. Ndaj vendimi i PD edhe mund të kuptohet?.

Henze, tha se vetë Bashkimi Evropian ka debate për situatën politike në Shqipëri, ndërsa u shpreh se jo çdo lajm që vjen prej andej është i vërtetë.

Henze: Shqipëria dhe Evropa duhet te jene krenar se ekziston Partia Demokratike. Pastaj, duke qene se jemi ne demokraci çdo deputet apo force politike e zgjedh vete rrugën e saj. Në Evropë ka mendime kontradiktore për vendimin e PS-së, për djegien e mandateve. Pra jo çdo gjë që vjen në Shqipëri, se Evropa kritikon PD-n është e vërtetë. Ka mendime të ndryshme.

Zyrtari i CDU-së i cili vjen në Tiranë për të parë nga afër protestën e opozitës, thotë se zgjidhja e kësaj situatë mund të jetë vetëm zgjedhje te reja.

Henze: Duhet që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të arrijnë në një përfundim që mund të jenë edhe zgjedhjet.

I pyetur për aktet e dhunës në tubimet e kaluara, Henze, tha se ato nuk e cenojnë të drejtën demokratike për të protestuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mandatet-keshilltari-i-cdu-e-mirekuptoj-pd-iu-asgjesuan-cdo-liri-ne-kuvend

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon