#oranews
Në reagimin e parë për ndërhyrjen në kalldrëmet e Gjirokastrës, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se projekti është i konsultuar me UNESCO.

Por e pyetur nga RTV Ora në Elbasan, ajo i quajti shoë mediatik shqetësimet e shprehura nga disa ekspertë me zë të arkeologjisë e trashgimisë për rreziqet e ndërhyrjes në qytetin e gurtë

"Patjetër që kanë qenë të konsultuara por mos keqintepretoni shfaqjen mediatike të ekspertëve të fushës si një mos prezencë të tyre" u shpreh ministrja.

Arkeologu Neritan Ceka është një prej kritikëve. Jo me ndërhyrjen por për shkak të rrezikut. Ndaj edhe pëgjigjen ndaj ministres e kishte të menjëhershme

Neritan Ceka: "Unë besoj të futesh me histori të tilla me inat është si sherr fëmijësh të klasës së katërt"

Ndërkohë anëtarët e këshillit bashkiak të Gjirokastrës i dhanë zë shqetësimit qytetar dhe frikës së ekspertëve për punimet.

Në një takim me përfaqësuesit e firmës që do të kryejë punimet ata kërkuan monitorim të rrepte për të mos rrezikuar trashgiminë.

Paralelisht kërkuan edhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve në zonën e pazarit ndërsa ishin kritik me me faktin se shuma e punëtorëve nuk janë mjeshtra gjirokastritë

Por inxhinierët që monitorojnë projektin thanë se kalldrimi i qafës së Pazarit nuk do të cënohet.

Ndërhyrja me fond 137 milion lëk priter të pëfundojë në Nëntor të vitit 2019, cka nga ana tjetër mund të ndikojë në zezonin turistik të qytetit pjesë e trashgimisë botërore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-e-kultures-nderhyrja-tek-kalldremet-e-konsultuar-me-unesco-n

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz