Surprise Me!

Trajneri i Luftëtarit: Duhet të tregohemi të vëmendshëm, rezultati mund të përmbyset

2019-03-15 0 Dailymotion

#oranews
Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj ishte i ftuar sot në emisionin Ora Spot. Ahmataj foli për përballjen në Kupën e Shqipërisë ndaj Partizanit.

I pyetur për fitore 2-1 ndaj skuadrës së Partizanit në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, ai u shpreh: "Ishte një ndeshje e nivelit të lartë të vështirësisë sepse luanim ndaj kampionëve të dhe ana psikologjike e lojtarëve ishte e rënduar. Skuadra në pjesën e parë nuk është se u shpreh si duhej.''

Gazetarja: Me fitoren në fushën kundërshtare, a keni siguruar kualifikimin në fazën tjetër ?

Julian Ahmataj: ''Në pjesën e dytë u detyruam t'i shkarkonim lojtarët nga kjo përgjegjësi me rëndësi e ndeshjes për të luajtur më të lirshëm në fushë. Kjo solli ndryshimin në lojë dhe në rezultat, nuk e kemi mbyllur kualifikimin, por kemi marrë një rezultat pozitiv, në ndeshjen e kthimit kundërshtari mund të na përmbysë rezultatin dhe gjithçka sfumohet, duhet të tregohemi të vëmendshëm."

Gazetarja: Në përballjen me Kamzën, kalendari ju sjell fat?

Julian Ahmataj: "Është gjë e mirë që morëm pikë 3 pikë në tavolinë ndaj Kamzës, por mund ti kishim marrë edhe në një ndeshje direkte. Kënaqësia qëndron kur i merr pikët në fushë. Nuk ia uroja që ti ndodhtë kjo gjë ekipit të Kamzes, por në futboll ndodh." /E.G/

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perballja-me-partizanin-trajneri-i-luftetarit-duhet-te-tregohemi-te-vemendshem-rezultati-mund-te-permbyset

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon