Surprise Me!

E ironizoi nga Berati, Kryemadhi: Unë besoj në Zot më shumë se besimtarët, Ramë mos guxo...

2019-03-15 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot nga Berati kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi pas lutjes së saj në Zot për protestën e së shtunës. "A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës "O Zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s'po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika" tha ai me ironi. Ndërsa Monika Kryemadhi i ktheu përgjigje gjatë një takimi me simpatizantët pak orë para protestës. Ajo tha se beson shumë herë më shumë se besimtarët duke treguar edhe arsyet se përse.<br /><br />"Kam disa herë që nuk e dëgjoj Ramën, por më thonë se e paska problem pse besoj në Zot. Unë besoj, por edhe ju këtu, unë besoj shumë më shumë se një besimtar, dy apo trefish më shumë sepse dua që me lutjet e mia në Zot dhe besimin tim të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhamia. Me lutjet e mia i bëj thirrje Ramës që ti shpëtojë shpirti atij, që grabisin pronat e kishave dhe xhamive.<br /><br />Do të lutëm në Zot që të kthehen pronat e të gjithë besimeve fetare. Kudo shkoftë në vende të krishtera apo myslimane apo bektashije, mos të ironizojë apo të përmende emrat e të shenjtëve sepse mallkimi i tyre do të bjerë në kokën e tij dhe nuk do ta shpaguajë dot as një jetën tjetër. Larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti që mbron shqiptarët në këtë mallkim që i ke hedhur ti" përfundoi Kryemadhi.

Buy Now on CodeCanyon