Kreu i Forumit Rinor Demokrat, Bleind Këlliçi, tha për Report Tv, se protesta e opozitës do të jetë paqësore. Megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë që në mesin e protestuesve të ketë edhe persona që dalin jashtë skenarit të organizatorëve. "Nëse do të ketë revoltë më të madhe nga çfarë ne presim, i themi që problemin nuk e kemi me policinë por me Edi Ramën", tha Këlliçi teksa protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë, por që ende nuk kanë mbërritur liderët e PD-së Lulzim Basha, dhe e LSI-së Monika Kryemadhi.<br /><br />Këlliçi tha se mesazhin e një proteste paqësore, PD e jep përmes një kordoni të të rinjve të forumit, që janë vendosur para forcave të policisë tek Kryeministria.<br /><br />"Të rinjtë janë në ballë të protestës për të dhënë mesazh paqeje, për të frenuar çdo skenar dhune, përpos gjithë propagandës që është bërë nga qeveria se protesta do jetë e dhimbshme", tha Këlliçi për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.