Surprise Me!

Ora News - Kryemadhi pas protestës: Rama sot mori një shuplakë, loja ka filluar të luhet fort

2019-03-16 0 Dailymotion

#oranews
Ndërsa ka falenderuar të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për protestë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre dhe nuk ka më kthim pas.

Kryemadhi u shpreh se loja ka filluar të luhet fort dhe opozita është e vendosur për të qeverisur zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian.

Monika Kryemadhi: Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qyterarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë.Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama.Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE.Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-pas-protestes-rama-sot-mori-nje-shuplake-loja-ka-filluar-te-luhet-fort

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon