?Pas përfundimit të protestës në sheshin përballë parlamentit mbërritën ekspertët kriminalistë dhe prokurorë të prokurorisë së Tiranës që kanë mbledhur provat në vendngjarje. Nga ana tjetër janë identifikuar të gjithë personat që çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me sende të forta drejt uniformave blu ?.

Policia pasi këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave, ka nisur shoqërimet në komisariat. Gjatë përplasjes mbetën të lënduar 3 efektivë policie ndërsa në spital përfunduan dhe disa protestues nga gazi lotsjellës.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shprehu keqardhjen që policia dhe Kuvendi u vunë sërish në qendër të dhunës nga opozita.

Shkatërrimit nuk i shpëtuan pllakat dekorative, tabelat e sinjalistikës apo dhe koshat e mbeturinave.

Pas përfundimit të protestës punonjësit e bashkisë u kujdesen për të pastruar mbeturinat dhe bidonët e ujit përgjatë Bulveradit ?Dëshmorët e Kombit?.

Tv Klan