#tvora

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku një 62 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Kodrat e Liqenit Artificial në sy të të birit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Një 62-vjeçar, ish i dënuar politik, është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15. Haxhi Baçinozi ishte duke vrapuar me djalin kur është qëlluar nga një person, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor, drejt zonës së Saukut.

Policia bën me dije se ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe e ka shpallur në kërkim.

62-vjeçari ka mbetur fillimisht i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit pasi nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Mesohet se viktima ishte me origjinë nga Radostina e Fierit dhe ka qenë i dënuar politik për agjitacion dhe propagandë.

Ai është dënuar më 30 janar 1982, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

Ndërkohë një tjetër dënim ka marrë në 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim».

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vritet-me-arme-zjarri-nje-62-vjecar-ne-tirane-dyshohet-atentat

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz